Rrahu gruan, arrestohet e më pas lirohet burri në Obiliq

Kronikë e zezë

Rrahu gruan, arrestohet e më pas lirohet burri në Obiliq

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës gjatë ditës së shtune, në ora 22:40, ka arrestuar një person i komunitetit ashkali, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, po ashtu e komunitetit ashkali.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, ndërsa ka njoftuar se i dyshuari i cili ka rrahur bashkëshorten e tij, gjatë përdorimit të dhunës ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Viktima, ka marrë lëndime, dhe si pasojë është dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim mjekësor.

Ndërsa, në anën tjetër, policia kishte arrestuar bashkëshortin e saj, e që pas intervistimit, i njëjti është liruar nga prokurori me procedure të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat