Istog: Arrestohet një person, punonte ilegalisht në bastoren e tij - Bota Sot
Istog: Arrestohet një person, punonte ilegalisht në bastoren e tij

Kronikë e zezë

Istog: Arrestohet një person, punonte ilegalisht në bastoren e tij

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 10:23
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24’orësh se mbrëmë është arrestuar në Istog një person pasi që i njejti po punonte në lokalin e tij në bastore sportive.

I dyshuari veprimtarinë e tij po e kryente pa licencë dhe pa leje pune.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunalë, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur lokali dhe janë konfiskuar një televizor, dy kompjuterë dhe një kasafortë e dorës në të cilën ka pasur 20 euro.

Lokali është mbyllur nga inspektorët, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...