Aksident në Kaçanik, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Kaçanik, dy të lënduar

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur dje në Kaçanik.

Policia raporton se aksidenti ka ndodhur ndërmjet një veture civile me targa vendore dhe një motoçiklete pa targa me drejtues meshkuj.

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i motoçikletës së bashku me pasagjerin që ka qenë në motoçikletë.

Të lënduarit ndihmën e parë e kanë marrë në emergjencën në Kaçanik, pastaj janë dërguar për tretman në QKUK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat