Tre shqiptarë ekstradohen në Itali, ja pse akuzohen

Kronikë e zezë

Tre shqiptarë ekstradohen në Itali, ja pse akuzohen

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 18:42
Ekstradimi

Dy shqiptarë e një shqiptar i Kosovës janë ekstraduar në Itali si persona të dënuar nga drejtësia italiane me akuzën e aktivitetit terrorist e të trafikut të drogës. 

Autoritetet italiane informojnë se kanë ekstraduar nga Kosova në Itali shtetasin e Kosovës me inicialet G.D 27 vjec, ndaj të cilit është lëshuar masa e arrestit nga Gjykata e Breshës me akuzën e nxitjes së aktivitetit kriminal me qëllim terrorizmi. 

Sipas Policisë italiane shtetasi i Kosovës ka mbërritur sot në aeroportin e Ciampinos në Romë dhe është hera e parë që shteti i Kosovës lejon një qytetar të saj të ekstradohet në një vend europian. 

Gjithashtu po sot janë ekstraduar nga Shqipëria drejt Romës, dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane e të arrestuar falë një operacioni të përbashkët policor me autoritetet shqiptare e me shërbimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar. 

Shtetasi shqiptar me inicialet B.I 28 vjec është arrestuar në Elbasan. Nda tij është lëshaur masa e arrestimit em burg lëshuar nga Gjykata e Milanos me akuzën e pjesëmarrjes në organizim terrorist në shërbim të Shtetit Islamik. 

Shqiptari i 3 i ekstraduar sot drejt Italisë është shtetasi K.A 29 vjec i akuzuar nga Gjykata e Pescarës për trafik lëndësh narkotike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat