20-vjeçari ther me thikë një 54-vjeçar në Prizren

Kronikë e zezë

20-vjeçari ther me thikë një 54-vjeçar në Prizren

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Një person në fshatin Randobravë të Prizrenit ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e goditjes me thikë një i dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima R.F i lindur në vitin 1965, pas lëndimit është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal në Prizren.

Ndërkaq, i dyshimti E.B i lindur në vitin 1999 nga po i njëjti fshat, është arrestuar disa orë më vonë pasi fillimisht ka tentuar ti shmanget policisë.

I dyshimti është në ndalim policor dhe rasti është duke u hetuar nga ekipet profesionale te hetuesisë dhe forenzikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat