Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit që tentuan të vidhnin në “Western Union”

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit që tentuan të vidhnin në “Western Union”

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurve L. Sh. dhe D. K.

Ekziston dyshimi i bazuar se të enjten në ora 00:45 minuta, këta dy shtetas të Kosovës, një mashkull dhe një femër të nacionalitetit shqiptar, me forcë kanë thyer derën e filiales “Western Union” në rrugën “Isa Boletini”, në Gjilan.

Me këtë veprime të pandehurit, dyshohet të kenë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që po të i caktohej ndonjë masë alternative të pandehurit mund ta përsërisnin veprën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat