Arrestohet 19 vjeçari që kishte vjedhur vetura dhe kishte grabitur xhamitë

Kronikë e zezë

Arrestohet 19 vjeçari që kishte vjedhur vetura dhe kishte grabitur xhamitë

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 15:38
Ilustrim

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Ferizaj në bashkëpunim me hetuesit e Stacionit policor Mitrovicë,  kanë arrestuar sot në Mitrovicë   një person të dyshuar në lidhje me dy raste të vjedhjeve të rënda,si dhe dy raste vjedhje e veturës, të raportuara në Ferizaj dhe rrethinë.

Egziston dyshimi i bazuar se personi  K.H. (m/sh/k 19 vjeç), në periudhën kohore prej 26 deri 30.06.2019,në Ferizaj dhe rrethinë ka kryer disa vepra penale :

-Me 21.06.2019, duke përdorur mjete të forta ka depërtuar në xhamitë  në Ferizaj dhe në fshatin Doganaj,ku nga aty ka vjedhur një shtëpizë  kompjuteri,një Llaptom dhe paisjet pjera përcjellëse.

-Me 28.o6.2019 në Ferizaj,vjedhje e automjetit  ,,Jeta’’ ,

-Me 30.06.2019 gjithashtu në Ferizaj vjedhje e automjetit ,,Golf II”.

Automjetet e vjedhura janë gjetur dhe konfiskuar ,një në Mitrovicë dhe tjetra në Prishtinë, ku pas përfundimit të procedurave ligjore ju kthehen pronarëve.

Gjatë intervistimit,  në prani të avokatit, i dyshuari i lartshënuar i ka pranuar në tërësi veprat e kryera.

Me urdhër të prokurorit,  të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes  në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat