Elbasan, plagoset me armë zjarri një person, e qëllojnë në hyrje të shtëpisë

Kronikë e zezë

Elbasan, plagoset me armë zjarri një person, e qëllojnë në hyrje të shtëpisë

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 06:37
Ilustrim

Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Broshke të Elbasanit. 

Sipas informacioneve të para personi me iniciale S.B është plagosur menjëherë sapo ka zbritur nga makina e tij me targa AA 333 UZ dhe ka qenë duke hyrë në shtëpi. 

I plagosuri ka marrë tre plumba në shpatull dhe është dërguar në spital. 

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat