Përleshje me thika në Gjilan, një person arrestohet, tjetri në arrati

Kronikë e zezë

Përleshje me thika në Gjilan, një person arrestohet, tjetri në arrati

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 11:25
Ilustrim

Të dielën në Gjilan një person është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar. Policia ka arritur ta arrestojë njërin prej tyre, ndërsa tjetri ndodhet në arrati

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Muharrem Ibrahimi” në Gjilan, ku të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me thikë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkaq njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Policia nuk ka arritur ta arrestojë edhe të dyshuarin tjetër, pasi i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat