Vdes një person, ishte duke u trajtuar në klinikën e Neurologjisë në QKUK

Kronikë e zezë

Vdes një person, ishte duke u trajtuar në klinikën e Neurologjisë në QKUK

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë një informatë nga QKUK lidhur me një vdekje që ka ndodhur dje.

Një person që ka qenë përkohësisht me trajtim mjekësor në Klinikën e Neurologjisë ka vdekur.

“Nga QKUK, Klinika e Neurologjisë në Prishtinë, është raportuar se ka ndërruar jetë një person mashkull K/Shqiptar dhe përkohësisht me trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e Policisë.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i personit të lartcekur është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat