Arrestohen dy persona nën dyshim të konsumimit të veprës penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona nën dyshim të konsumimit të veprës penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 16:51
Ilustrim

Njësiti i  Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe  Korrupsionit (NJHKEK) - Gjilan, ka pranuar informata nga njësitet policore, ku dyshoje se në disa lokacione në Komunën e Vetisë  janë duke u organizuar ‘lojëra të fatit’ në mënyrë të kundër ligjshme.

 Policia, ka siguruar nga gjykata urdhër kontroll, të cilin e ka zbatuar, më 02.07.2019, me qëllim të identifikimit të personave dhe lokacioneve ku zhvilloheshin këto lojëra.  Kontrolle janë kryer në 12 lokacione.  Në dy nga këto lokacione policia ka konfiskuar dëshmi relevante dhe ka arrestuar dy të dyshuar:

 P.H.                         viti i lindjes 1978                      f.k.sh            dhe

G.A.                         viti i lindjes 1996                      m.k.sh

 Kurse, si dëshmi relevante në lokacionin ku është arrestuar e dyshuara e parë, janë konfiskuar: pesë  shtëpiza kompjuteri, një  printer që ka shërbyer për lojëra të fatit ‘Keno, Racing Dogs dhe  Bastore’, kurse në lokacionin ku është arrestuar i dyshuari i dytë janë konfiskuar: dy shtëpiza kompjuteri, një printer që ka shërbyer për lojëra të fatit ‘Keno dhe Racing Dogs’.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar që të dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat