Kapen 5,5 tonë bimë kanabis

Kronikë e zezë

Kapen 5,5 tonë bimë kanabis

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 23:11
Ilustrim

Policia marokene njoftoi sot kapjen e 5,5 tonelatave bimë kanabis të fshehur në një kamion transit në portin Tanger Med dhe me destinacion një port evropian.

“Operacionet e kërkimit me ndihmën e qenve mundësuan kapjen e drogës të fshehur me kujdes në muret anësore dhe në platformën që mbante ngarkesën si dhe arrestimin e shoferit të kamionit, një maroken i moshës 30-vjeçare”, sipas një komunikate të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë Kombëtare (DGSN).Maroku është një prej prodhuesve dhe eksportuesve kryesorë të bimës së kanabisit, sipas zyrës së OKB-së për luftën kundër drogës dhe krimit (ONUDC)./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat