U mbyt në një lumë të Italisë, zbardhet identiteti i 17-vjeçarit shqiptar

Kronikë e zezë

U mbyt në një lumë të Italisë, zbardhet identiteti i 17-vjeçarit shqiptar

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 14:44
ilustrim

Zbardhet identiteti i 17 vjeçarit shqiptar të mbytur në lumin Chiusella në provincën e Torinos.

Viktima është Gesjan Muça, banues në komunën Settimo Torinese, djali i një familje emigrantësh shqiptarë në Itali.

Muça së bashku me disa miq shqiptarë po kalonte një ditë pushimi në një zonë pranë lumit e cila prej një viti është e mbyllur për publikun.

Sipas hetimeve të para të ngjarjes, 17 vjeçari shqiptar gjatë zhytjes ka mbetur i bllokuar mes shkëmbinjve të lumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat