Gjendet i vdekur një 49-vjeçar në Gurrakoc të Istogut

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një 49-vjeçar në Gurrakoc të Istogut

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm në Gurrakoc të Istogut një person është gjetur pa shenja jete

Rastin e ka konfirmuar Driton Rugova, Zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.

“Sot rreth orës 9:00. Policia është lajmëruar për njkë rast në Gurrakoc. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, ka thënë Rugova.

Rugova ka bërë të ditur se viktima është i moshës 49-vjeçare, ndërkaq ende nuk dihen rrethanat që mund të kenë çuar deri tek vdekja e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat