Nëna mbyll fëmijën në banesë, 3 vjeçari bie nga kati i dytë

Kronikë e zezë

Nëna mbyll fëmijën në banesë, 3 vjeçari bie nga kati i dytë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 19:44
Ilustrim

Një fëmijë rreth 3 vjeç ka rënë nga kati i dytë i një pallati në Librazhd të Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa mësohet se fëmijë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Burimet bëjnë të ditur se nëna e kishte mbyllur fëmijën në banesë dhe kishte ikur në Elbasan.

Kjo ka bërë që fëmija të dalë në ballkon dhe të rrëzohet.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat