Kapen mallra kontrabande nga Serbia

Kronikë e zezë

Kapen mallra kontrabande nga Serbia

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Njësitet e Doganës sot kanë realizuar një aksion në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

Në stacionin e autobusëve në Prishtine është ndaluar autobusi i linjës Novi Pazar - Prishtinë te një kompanie. Pas kontrollit detal te bagazhit dhe në pjesë të ndryshme të autobusit  është gjetur mall për te cilin dyshohet të jetë i kontrabanduar nga Serbia, bën të ditur Dogana e Kosovës.

Malli i sekuestruar është si me poshtë:

Tekstil origjina Serbi

Material higjenik origjina Serbi

Nargile origjina Turqi 

I gjithë malli është sekuestruar dhe ndaj të dyshuar ka filluar procedura kundërvajtëse.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat