Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuar për mashtrim

Kronikë e zezë

Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuar për mashtrim

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve G.S. dhe E.B. për shkak të dyshimit se secili veç e veç ka kryer veprën penale Mashtrim.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve G.S. dhe E.B. i’u ka caktuar masën e paraburgimit për secilin nga 1 muaj.

Gjykata Themelore njofton se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale që i’u vihet në barrë dhe Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat