Aksident në Itali, humb jetën tragjikisht shqiptari

Kronikë e zezë

Aksident në Itali, humb jetën tragjikisht shqiptari

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 09:28
Pamje nga aksidenti

Një 41-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali. Aksidenti ka ndodhur pas diten e djeshme në autostradën Bolonja-Padova .

Mediat raportojnë se ai po udhëtonte me një Fiat Doblo kur u përplas me një tjetër makinë Peugeot 208.

Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset dhe ambulanca, por pa mundur të mbajnë në jetë shqiptarin.

Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur jetonte në Treviso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat