Godet me veturë personin zyrtar, arrestohet

Kronikë e zezë

Godet me veturë personin zyrtar, arrestohet

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 14:29
Ilustrim

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi me veturën e tij e kishte goditur një person zyrtar dhe pas goditjes i dyshuari me të njëjtën veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.  I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është  sekuestruar përkohësisht. Rasti është duke u hetuar.

Po ashtu, në Mitrovicë, është arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte sulmuar zyrtarët policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat