Një shtetas i huaj është arrestuar në Pejë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij me targa të huaja, në një çantë i janë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme.
Policia thotë se i dyshuar ka kryer veprën shmangie nga pagesa e detyrueshme doganore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.