Pamje nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Pamje nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë, lëndohet një person

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 16:07
Pamje nga aksidenti

Një person është lënduar si pasojë e një aksident mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht afër fshatit Komoran të Drenasit.

Rastin e ka konfirmuar dhe Policia e Kosovës përmes zëdhënësit Daut Hoxha, i cili tha se i lënduari me urgjencë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai shtoi se tre persona tjerë kanë marrë lëndime të lehta.

Kp ka siguruar një video ku shihet se ka edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Po ashtu, gjitha njësitet relevante policore shihet të kenë dal në terren.

Ndërsa, si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat