Të moshuarit në Himarë tregojnë tmerrin e grabitjes, i lidhën me çarçaf dhe i goditën …

Kronikë e zezë

Të moshuarit në Himarë tregojnë tmerrin e grabitjes, i lidhën me çarçaf dhe i goditën …

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 06:52
Kolo dhe Efigjeni Proto

I lidhën me çarçaf dhe i goditën me çekiç! Të moshuarit në Himarë tregojnë tmerrin e grabitjes

Të moshuarit që u grabitën në Vuno të Himarës para dy ditësh, Kolo dhe Efigjeni Proto 85 dhe 80-vjeç, kanë treguar se u dhunuan dhe lidhën me çarçaf nga grabitësit. 85-vjeçari tha se grabitësit i qëlluan me hekur ndërsa më pas i lidhën për t’u marrë 800 euro dhe një shumë lekësh.

Policia e Himarës është vënë në ndjekje të të dyshuarve por ende nuk ka të arrestuar. Në Vuno ka patur shumë vjedhje dhe grabitje dhe dyshohet se aty vepron si një grup hajdutësh nga fshatrat fqinjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat