Gjendet i pajetë një burrë brenda shtëpisë, dyshohet se është vetëvrarë

Kronikë e zezë

Gjendet i pajetë një burrë brenda shtëpisë, dyshohet se është vetëvrarë

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 21:06
Ilustrim

Një person është gjetur i pajetë në basnesën e tij në Korçë.

Bëhet fjalë për një 57-vjeçar që sipas informacioneve dyshohet se mund të jetë vetëvrarë.

Policia ka dyshime se ai mund t’i ketë dhënë fund jetës me armë zjarri.

Ka qenë bashkëshortja e tij që e ka gjetur të vdekur në banesë.

Nuk dihen ende shkaqet që mund ta kenë detyruar burrin të kryejë aktin e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat