Arrestohet një person i dyshuar për dhjetëra vjedhje

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i dyshuar për dhjetëra vjedhje

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Njësitet policore të stacionit të Fushe Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Rastet kanë ndodhur në lokacione (dyshohet në gjithë territorin e Kosovës) dhe periudha të ndryshme kohore, ku dyshohet se ka kryer (dhjetëra) vjedhje të rënda.

Personi i dyshuar është : F. H. mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave nga ana e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës, është dorëzuar në stacionin policor në Prizren, saktësisht në qendrën e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat