Lirohet nga paraburgimi shqiptarja që gënjeu Zvicrën se ishte mjeke

Kronikë e zezë

Lirohet nga paraburgimi shqiptarja që gënjeu Zvicrën se ishte mjeke

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Ilire I, ishte arrestuar gjatë muajit maj në Zvicër pasi që e njëjta besohet se i ka marrë 212 mijë franga nga fqinji i saj Georg G, duke u paraqitur si mjeke e rreme.

Sipas gazetës zvicerane “20 minutes”, thuhet se edhe persona të tjerë kishin rënë pre e mashtrimit duke dhënë paratë e tyre.

Të martën e akuzuara është liruar nga paraburgimi. Këtë e ka konfirmuar avokati i saj.

Por, hetimet ende nuk janë mbyllur. Ndërkaq, vlen të përmendet se ajo po mbrohet nga ish-avokati i Loredana Zefit. Edhe ndaj kësaj të fundit prokuroria po heton për mashtrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat