Theret me thikë një person në Lipjan

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Lipjan

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Një person është therur me thikë mbrëmë në fshatin Banullë të Lipjanit.

Siç njofton policia, i dyshuari gjatë një mosmarrëveshje me viktimën  e ka goditur atë me thikë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull k-shqiptar kishte një fjalosje me viktimën mashkull k-shqiptar të cilin e ka goditur me thikë dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari gjendet në arrati”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat