Policia jep detaje për të miturin që u gjend pa shenja jete në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për të miturin që u gjend pa shenja jete në Fushë Kosovë

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 19:08
Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Xhemajl Mustafa në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës dhe ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku dhe kanë konstatuar vdekjen e të miturit.

Këtë  e ka bërë të ditur edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, ne rrugën Xhemajl Mustafa ne Fushë Kosovë, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimes mashkull (i mitur)” ka thënë Ahmeti.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti

Gjendet i vdekur një fëmijë në Fushë Kosovë 

Një i mitur është gjendur pa shenja jete pasditen e sotme në Fushë Kosovë.

Burime të mediave mësojnë së bëhet fjalë për një 13 vjeçar.

I njëjti është gjendur në rrugën “Xhemaj Mustafa”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat