Arrestohen tre persona në Ferizaj për prostitucion - Bota Sot
Arrestohen tre persona në Ferizaj për prostitucion

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona në Ferizaj për prostitucion

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona nën dyshim për përfshirje në veprat penale:  ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, ‘bashkëkryerja’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion”.

Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore-Ferizaj, pas një pune hetimore, më 12.07.2019, në rajonin e Ferizajt, ka arrestuar tre të dyshuar.

Një mashkull dhe dy femrat e arrestuara (njëra nga to shtetase e Shqipërisë) dyshohet se janë përfshirë në veprat penale: ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, ‘bashkëkryerja’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion”.

I dyshuari dhe të dyshuarat e arrestuar janë: Sh. L. viti i lindjes 1985 m.k.sh. G. I. viti i lindjes 1995 f.k.sh. dhe A. Gj. viti i lindjes 1991 f.sh.sh.  

Me vendim të prokurorit të rastit të Prokurorisë Themelore Ferizaj, i dyshuari dhe të dyshuarat ndalohen për 48 orë në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...