Zhvatën 28 mln lekë të klientëve në 2017, arrestohet ish-punonjësi i bankës

Kronikë e zezë

Zhvatën 28 mln lekë të klientëve në 2017, arrestohet ish-punonjësi i bankës

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 12:54
Arrestimi

Një ish-punonjës i një banke të nivelit të dytë, i dënuar me 10 vite burg, ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës. Finalizimi i operacionit policor të koduar "Transaksioni" arrestoi  Olsi Boriçin,  banues në Shkodër.

Kapja e tij u bë në një banesë në lagjen "Skënderbeg". Gjykata e Apelit Shkodër në vitin 2017  e ka dënuar me vendim të formës së prerë  me 10 vite burg, për veprën penale "Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit" .

"Ky shtetas  në bashkëpunim me një shtetas tjetër, duke qenë punonjës të një banke të nivelit të dytë kanë kryer disa transaksione në shuma të konsiderueshme parash pa miratimin e klientëve  të kësaj banke dhe duke falsifikuar nënshkrimet e tyre kanë përfituar  në mënyrë të paligjshme 28.000.000 lekë (të reja), këto veprime janë kryer në data të ndryshme të muajit shtator të vitit 2009".

Personi do i dorëzohet shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat