Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Pejë – Deçan - Bota Sot
Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Pejë – Deçan

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Pejë – Deçan

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 08:20
Pamje nga aksidenti

(E plotësuar) -  Mbrëmë ka ndodhur në një aksident rrugor në mes dy veturave në rrugën Pejë – Deçan.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Në fshatin Isniq rreth orës 20:00 ka qenë një aksident si pasojë e mos kujdesit gjatë drejtimit të automjetit nga ana e të dyshuarit, një i dyshuar mashkull k shqiptar, i njëjti ka goditur automjetin e drejtuar nga viktima mashkull k shqiptar, pos dëmeve materiale, të lënduar nuk ka në këtë rast”.

Ibra tutje ka shtuar se rasti është dedikuar për gjykatë.

***

Në orët e vona të ditës së djeshme, mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku në aksin rrugor Pejë – Deçan.

Në këtë aksident trafiku, duket se janë përfshirë dy vetura, njëra nga to madje është rrotulluar.

Nuk dihet nëse ka të lënduar, por të dy makinat shihen mjaftë të dëmtuara.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...