Bredha dhjetë minutave, dy vjedhje në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Bredha dhjetë minutave, dy vjedhje në Fushë Kosovë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Brenda dhjetë minutave, dy vjedhje kanë ndodhur në Fushë Kosovë.

Kanë mjaftuar vetëm 10 minuta që hajnat në Fushë Kosovë, qytetarëve t’iu vjedhin para e dokumente.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, vjedhja e parë ka ndodhur në ora 13:30 të ditës së djeshme, ku një person ka raportuar se i është vjedhur çanta.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

10 minuta më vonë, në ora 13:40, një person ka raportuar se i është vjedhur kuleta në të cilën kishte para dhe pasaportën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat