Kanosje e dhunë në Prizren, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Kanosje e dhunë në Prizren, arrestohen tre persona

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Gjatë ditës së diele janë shënuar tri raste të kanosjes dhe dhunës në Prizren.

Policia e Kosovës raporton për tre të arrestuar nga këto raste.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte kanosur viktimën mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Në rastin tjetër i dyshuari ka goditur një person të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/shqiptar, pasi i njëjti ka goditur viktimën mashkull K/Shqiptar të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Prizrenit ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Ndërkaq në rastin e tretë i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit kur e ka sulmuar fizikisht viktimën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull. Të dyshuarit i është bërë alkool testi dhe ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat