Kërkohet nga Zvicra, 40 ditë paraburgim për arratisje nga burgu

Kronikë e zezë

Kërkohet nga Zvicra, 40 ditë paraburgim për arratisje nga burgu

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 16:37
Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit G.S., shtetas i Maqedonisë, për shkak së është duke u kërkuar në bazë të një flet-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Zvicra – kërkesë e Interpolit.

Ai dyshohet  se ka kryer veprën penale posedim i narkotikëve, dhunim dhe arratisje nga burgu sipas Kodit Penal të Zvicrës, të parapara edhe me atë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit të dyshuar, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë në Çështjet Penale dhe Marrëveshjes mbi Ekstradimin të Qeverisë së Kosovës dhe Shtetit të Zvicrës, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 ditëve.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat