Një muaj paraburgim shtetasit maqedonas të kërkuar nga Interpoli - Bota Sot
Një muaj paraburgim shtetasit maqedonas të kërkuar nga Interpoli

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim shtetasit maqedonas të kërkuar nga Interpoli

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 17:07
ilustrim

Departamenti për krime të rënda i Gjykatës Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit shtetasit të Maqedonisë i kërkuar nga Interpoli.

Gjykata Themelore në Ferizaj –  Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit G.S shtetas i Republikës së Maqedonisë, pas shkak së është duke u kërkuar në bazë të një flet arresti ndërkombëtar ë lëshuar nga autoritetet e Republikës së Zvicrës – kërkesë e Interpolit, për shkak të dyshimit të bazuar s ka kryer veprën penale posedim i narkotikëve, dhunimi dhe arratisje nga burgu sipas neneve 190, 189 dhe 200 të Kodit Penal të Zvicrës, të parapara edhe me atë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit të dyshuar, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë në Çështjet Penale dhe Marrëveshjes mbi Ekstradimin të Qeverisë së Kosovës dhe Shtetit të Zvicrës, dhetë njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej katër dhjetë (40) ditëve.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...