Policia kërkon një 20 vjeçar që dyshohet se dhunoi seksualisht 11 vjeçarin rom që u gjet i vdekur - Bota Sot
Policia kërkon një 20 vjeçar që dyshohet se dhunoi seksualisht 11 vjeçarin rom që u gjet i vdekur

Kronikë e zezë

Policia kërkon një 20 vjeçar që dyshohet se dhunoi seksualisht 11 vjeçarin rom që u gjet i vdekur

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 17:33
ilustrim

Të enjten që shkoi u gjet pa shenja jete 11-vjecari K.Veseli në Fushë Kosovë. Nëna e tij, Makfirja po e akuzon një person të moshës rreth 20-vjeçar për vdekjen e të birit. E policia e Kosovës tashmë është në ndjekje të të dyshuarit me inicialet S.O. Ndërkohë në shkurtin e këtij viti, viktima bashkë me nënën e tij kishin qëndruar në strehimore.

Autoritetet  janë vënë në kërkim  të të dyshuarit pas deklaratave që nëna e viktimës i ka dhënë për mediat se një 20 vjecar ia ka dhunuar seksualisht të birin tashmë të ndjerë.

Lajmin se  S.O. tashmë është në kërkim e ka konfirmuar për Express, prokurori kujdestar, Hivzi Bajrakari.

“Pas deklaratës që  ka dhënë nëna e të ndjerit, policia e ka marrë informatën dhe është në ndjekje të të dyshimtit.  Jemi në kërkim të të dyshuarit për involvim në këtë rast. Policia po i vazhdon hetimet”, ka deklaruar prokurori Bajraktari.

Viktima dhe nëna e tij kishin qëndruar në strehimore

Për shqetësimet që 11-vjecari i ndjerë po i përjetonte, nëna t tij, Makfirja, rastin e kishte lajmëruar në policinë e Kosovës. Këta të fundit Expressit dje i deklaruan se më 29 janar të këtij viti kanë pranuar informatën për një rast të keqtrajtimit seksual.

Por pas tetë ditëve  nëna e viktimës, bashkë me tashmë të ndjerin e fëmijët e tjerë ishin strehuar në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë.

Por aty, ata kishin qëndruar vetëm një ditë. Kërkesa për dalje nga Qendra strehuese sipas zyrtarëve të qendër kishte qenë e nënës së viktimës.

“Me 7 shkurt ka ardhur, me 8 shkurt ka dalë. Nëna ka thënë se nuk e ndjenë vetën të rrezikuar. Institucionet e kanë parë të arsyeshme me e sjellë në strehimore.  Qendra për Punë Sociale dhe policia. Mezi e kanë bindur që të qëndrojë një natë në strehimore”, ka thënë , Zana Hamiti, drejtoreshë në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve.

Ndërkohë, pas më shumë se 2 muajve, policia e Kosovës kishte ngritur kallëzim penal ndaj personit të dyshuar për këtë rast. Pra me 15 prill.

“Më datën 15 prill është ngritur kallëzim penal ndaj personit te dyshuar dhe i njëjti rast është proceduar ne prokurori”, deklarojnë nga policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...