Gazi Gaziu pritet të ekstradohet në Zvicër, paraprakisht i caktohen 40 ditë paraburgim - Bota Sot
Gazi Gaziu pritet të ekstradohet në Zvicër, paraprakisht i caktohen 40 ditë paraburgim

Kronikë e zezë

Gazi Gaziu pritet të ekstradohet në Zvicër, paraprakisht i caktohen 40 ditë paraburgim

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 18:05
Ilustrim

Shtetasit të Maqedonisë, Gazi Gaziut, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 40 ditëve nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Ai, siç raportuan dje mediat është arrestuar në kufirin Kosovë-Maqedoni pas një urdhërarresti të lëshuar nga autoritetet zvicerane.

Shqiptari nga Maqedonia është kapur në Han të Elezit nën dyshimin se ka kryer disa vepra penale në vendin i cili po e kërkon.

Gaziu është i arratisur nga burgu në vitin 2017, ndërsa Zvicra e kërkon atë për dhunim dhe drogë.

Dyshohet se i njëjti ka jetuar në Kosovë për një kohë madje kishte ndërruar edhe identitet.

Në një njoftim të Gjykatës Themelore në Ferizaj, inicialet e të arrestuarit janë G.S.

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit G.S shtetas i Republikës së Maqedonisë, pas shkak së është duke u kërkuar në bazë të një flet arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Republikës së Zvicrës – kërkesë e Interpolit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale posedim i narkotikëve, dhunimi dhe arratisje nga burgu sipas neneve 190, 189 dhe 200 të Kodit Penal të Zvicrës, të parapara edhe me atë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit të dyshuar, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë në
Çështjet Penale dhe Marrëveshjes mbi Ekstradimin të Qeverisë së Kosovës dhe Shtetit të Zvicrës, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej katër dhjetë (40) ditëve. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Ai do të qëndroi në qendrën e paraburgimit derisa autoritetet e tria shteteve (Kosovë, Maqedoni, Zvicer) të bëjnë të mundur ekstradimin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...