Kapet në flagrancë hajni i mbrojtësve të autostradës

Kronikë e zezë

Kapet në flagrancë hajni i mbrojtësve të autostradës

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 10:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:45 Njësia për Kontroll të Autostradave e Policisë së Kosovës gjatë realizimit të detyrave në terren kanë vërejtur një automjet të dyshimtë, me ç‘rast kanë ndaluar një person të dyshimtë për vjedhje të mbrojtësve anësorë të autostradës “Dr. Ibrahim Rugova”.

I njëjti është arrestuar nga njësia patrulluese ku është konfiskuar si dëshmi edhe mjeti.

Vlen të theksohet se në vend të ngjarjes janë gjetur 88 copa të metalit, ku 61 prej tyre i kishte pasur të ngarkuara në furgon ndërsa të tjerat ishin në ngarkim e sipër.

Po ashtu, dy ditë më parë Policia ka pranuar informata nga kompania për mirëmbajtje për një vjedhje të njëjtë në të njëjtin lokacion, ku edhe është hapur rast për vjedhje dhe i njëjti është iniciuar për hetime të mëtejme.

“Policia e Kosovës vazhdon me realizimin e detyrave konkrete dhe identifikimin e kryerësve të veprave penale dhe atyre të cilët shkaktojnë kundërvajtje, në veçanti mbetemi të përkushtuar në luftimin e të gjitha veprimtarive të kundërligjshme të cilat në një formë apo tjetër rrezikojnë sigurinë e përgjithshme të qytetarëve tanë, duke përfshirë edhe sigurinë rrugore”, thuhet në deklaratën e PK-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat