I konfiskohet arma pasi ka shtënë në aheng familjar

Kronikë e zezë

I konfiskohet arma pasi ka shtënë në aheng familjar

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 16:08
Ilustrim

Policia bënë të ditur se sot rreth orës 10:00 në një aheng familjar, në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë ka pasë të shtëna me armë zjarri.

Kështu në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja.

Sipas Policisë, në cilësi të të dyshuarit është intervistuar S. A., 53 vjeçar, i cili dyshohet se ka shtënë në këtë aheng.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat