Pronari kinez i një restoranti së bashku me gruan e tij e sulmojnë me thikë shkupjanin që refuzoi ta paguaj faturën - Bota Sot
Pronari kinez i një restoranti së bashku me gruan e tij e sulmojnë me thikë shkupjanin që refuzoi ta paguaj faturën

Kronikë e zezë

Pronari kinez i një restoranti së bashku me gruan e tij e sulmojnë me thikë shkupjanin që refuzoi ta paguaj faturën

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 20:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy shtetas kinez që mendohet se menaxhojnë një restorant në Shkup, kanë ndjekur me thika të kuzhinës një shtetas të Maqedonisë pasi i njëjti kishte refuzuar për të paguar faturën, sepse kishte thënë që ishte tepër e shtrenjtë.

Pamje nga një kënd tjetër, kur qifti kinez, pronar të restorantit sulmojnë qytetarin që nuk pagoi faturën.

Image

Ministria e Punëve të brendshme po punon në zbardhjen e plotë të rastit, që ka ndodhur sot në Qendrën Tregtare “Leptokarija” ku një burrë dhe një grua kineze po e ndjekin me thikë një mysafir nga restoranti i tyre pasi ai kishte refuzuar që të paguajë faturën me pretendimin se ishte çmimi i lartë dhe i pa arsyeshëm.

Sot para dite në rrjetin sociale fejsbuk u  publikua një video ku shihen se si një burrë dhe një grua ndjekin një burrë tjetër.

Tani për tani nuk ka informacione zyrtare për epilogun e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...