Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Gjilan, mbesin të lënduar tre persona

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Gjilan, mbesin të lënduar tre persona

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 21:01
Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në magjistralen Prishtinë –Gjilan, në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Këtë për media e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 teksa janë përfshirë dy vetura, ndërsa ka edhe të lënduar.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Gjilan rreth orës 19:00, në të cilën janë përfshirë dy vetura, ndërsa janë të lënduar tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.Për disa çaste rruga ka qenë e bllokuar derisa policia ka bërë matjet e vendaksidentit”.

Në vendin e ngjarjes veç njësiteve të policisë ka dalë edhe autoambulanca që ka marrë të lënduarit.

Ndryshe një aksident tjetër më dy të lënduar ishte edhe sot në orën 15:00 në magjistralen Podujëve –Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat