Tragjike në Greqi/ Shqiptari vret kushëririn e gruas në prani të fëmijëve

Kronikë e zezë

Tragjike në Greqi/ Shqiptari vret kushëririn e gruas në prani të fëmijëve

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 21:23
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në një familje shqiptare sot në Greqi. Sipas raportimeve të mediave greke, mësohet se një shqiptar, baba ii dy fëmijëve është vrarë nga një i afërm i tij. Ngjarja ka ndodhur në Nea Agxialo, ku dy burrat me origjinë shqiptare, miq mes tyre po drekonin në shtëpi.

Por pasdite ka pasur një debat të fortë mes tyre dhe më pas 45-vjeçari shqiptar ka qëlluar me thikë tre herë kushëririn e gruas së tij 32 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në praninë e dy fëmijëve të viktimës që ndodheshin në shtëpi por nuk dihen arsyet për ngjarjen e rëndë.

Viktima u transportua në Spitalin e Volosit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Ndërsa autori i krimit që dyshohet se ka qenë i dehur është arrestuar nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat