I dënuar me 12 vite burg në Itali për trafik droge kapet në Rinas

Kronikë e zezë

I dënuar me 12 vite burg në Itali për trafik droge kapet në Rinas

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 13:38
Rinas

Një 40-vjeçar shqiptar i dënuar nga drejtësi italiane me 12 vite burg është arrestuar në Rinas në tentativë për të hyrë në Shqipëri.

Domi Vuksani, me emrin e dytë Nikel Vuksani, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2014 nga Italia për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.

Vuksani, lindur në Shkodër, kishte ndërruar gjeneralitetet me qëllim shmangien e dënimit në Itali.

"Arrestohet në hyrje për në Shqipëri 40-vjeçari, i dënuar nga drejtësia italiane me 12 vjet burg. Pas verifikimeve të bëra në sistem të të dhënave të 40-vjeçarit, i cili kishte ndërruar gjeneralietet me qëllim shmangien e dënimit në Itali, kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi në Itali të shtetasit shqiptar Domi Vuksani alias Nikel Vuksani, 40 vjeç, lindur në Shkodër,"-raporton policia.

Vuksani ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në vitin 2014, pasi Gjykata e Firences/Itali e ka dënuar me 12 vjet burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat