Policia e Kosovës aksion kundër bixhozit dhe lojërave të fatit - Bota Sot
Policia e Kosovës aksion kundër bixhozit dhe lojërave të fatit

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës aksion kundër bixhozit dhe lojërave të fatit

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 16:22
Ilustrim

Njësiti i Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan ka ekzekutuar urdhër kontrolle në lokalin e të dyshuarit A.S. në qytetin e Vitisë, për shkak të dyshimit të bazuar se merret me organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit të paligjshëm.

Gjatë kontrollit te lokali i të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar shtatë shtëpiza, gjashtë TV, një DVD kompjuterike, një telefon mobil ‘Samsung’, të cilat do të shërbejnë si dëshmi për rastin. 

I dyshuari me rastin e kontrollit të lokalit të tij nuk është paraqitur në vendin e ngjarjes si pronar, duke i ikur përgjegjësisë. 

Në rastin e dytë më 17 korrik, Policia e Kosovës ka ndaluar të dyshuarin në Dobresh-Viti dhe është shoqëruar në polici për procedura të mëtejme. 

I dyshuari është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. 

Po ashtu më datën 17 korrik, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, në bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve me Qendrën Rajonale Operative, si dhe Njësitë për Reagim të Shpejtë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe operacionale, pasi që dyshohej se në Prizren në një lokal pa emër janë duke u zhvilluar lojëra të fatit, të cilat janë të ndaluara me ligj. 

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, ku është përgjigjur edhe njësia për luftimin e krimeve kibernetike, në koordinim të plotë dhe me autorizim verbal të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore të Prizren janë konfiskuar dy shtëpiza dhe tre monitorë. 

Dy të dyshuar në këtë rast, një menaxher dhe një punëtor në këtë lokal, janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin sipas procedurës së rregullt është iniciuar rasti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...