Plagoset me armë të mprehtë 50 vjeçari, në kërkim autori - Bota Sot
Plagoset me armë të mprehtë 50 vjeçari, në kërkim autori

Kronikë e zezë

Plagoset me armë të mprehtë 50 vjeçari, në kërkim autori

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 20:16
Ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti në fshatin Qafëzez, në Korçë.

Referuar informacionit paraprak të policisë “në ambjentet e një lokali, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi F.M, banues në Bekovë, dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasin F.Ç, 50 vjeç, banues në Qafëzez”.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të  mjekëve.

Shërbimet e Policisë, janë duke krehur zonën dhe po punojnë për kapjen e shtetasit F.M dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...