Kishte vjedhur para në lokal, arrestohet 46-vjeçari i shpallur në kërkim

Kronikë e zezë

Kishte vjedhur para në lokal, arrestohet 46-vjeçari i shpallur në kërkim

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 20:42
Ilustrim

Një person ka rënë në prangat e Policisë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Nga Sektori për Krimet e Hapura pranë Komisariatit të Policisë nr.5 në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas një punë të mirëorganizuar u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

M. 46 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në lagjen “Tre Herojntë”, Shkodër.

Për këtë shtetas, Prokuroria kishte lëshuar urdhër ndalimi, pasi dyshohet se në Zall-Herr, Tiranë më datë 02.05.2019 ka vjedhur një sasi prej 100.000 lekësh të reja në lokalin e shtetases S.Z dhe më pas është larguar me mjetin e tij.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat