Dolën nga klubin e natës e dhunon në veturë - Bota Sot
Dolën nga klubin e natës e dhunon në veturë

Kronikë e zezë

Dolën nga klubin e natës e dhunon në veturë

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 15:24
Ilustrim

Prokuroria Themelore ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.H., nga komuna e Deçanit, për shkak të dyshimit se i njëjti e ka dhunuar një vajzë.

Rasti ka ndodhur më 18 korrik në orët e hershme të mëngjesit, në Gjakovë, ku pasi janë larguar nga një klub i natës, e dëmtuara H.M., kishte kërkuar nga i dyshuari  L.H., që ta shoqërojë në shtëpinë e saj, ku pasi që janë nisur, i njëjti nuk e ndalon viktimën në vendin e kërkuar por e ndalon veturën në një rrugë,  dhe duke e kapur për fyti dhe kërcënuar, me dhunë dhe pa dëshirën e saj e kryen aktin seksual.

Të njëjtën e incizon gjatë aktit, duke e kërcënuar se në qoftë se e paraqet rastin në Polici, do ta publikonte  videon.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit L.H., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...