U aksidentua 3 ditë më parë, i riu ndërron jetë në spitalin e Traumës

Kronikë e zezë

U aksidentua 3 ditë më parë, i riu ndërron jetë në spitalin e Traumës

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 09:08
Ilustrim

Humb jetën në spitalin e traumës në kryeqytet 26-vjeçari me iniciale G.B i cili u aksidentua tre ditë më parë në Elbasan, si pasojë e të cilit u plagosën edhe tre persona të tjerë.

Aksidenti ndodhi në fshatin Papër ku drejtuesi i mjetit tip Benz, A.H 21-vjeç banues në Elbasan humbi kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore.

Ai vijon të qëndrojë në spitalin ushtarak jashtë rrezikut për jetën, i ndaluar nga policia me urdhër të prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat