Një 60 vjeçar kryen vetëvrasje në Viti

Kronikë e zezë

Një 60 vjeçar kryen vetëvrasje në Viti

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 16:27
Ilustrim

Një person i moshës 60 vjeçare, ka kryer vetëvrasje, ndërsa, një person tjetër i moshës 27 vjeçare, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike ka humbur jetën.

Dyshohet se më 20 korrik 2019, rreth orës 4h të mëngjesit, në komunën e Vitisë, një person i moshës 60 vjeçare, nga fshati Tërpezë, për shkak të problemeve familjare ka kryer vetëvrasje, duke e goditur vetveten me armë zjarri, në pjesën e kokës.

I ndjeri është gjetur nga një dëshmitar në skaj të rrugës, pa shenja jete, me ç’rast menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, prokurori dhe mjeku kujdestar, ku me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Me këtë rast janë sekuestruar përkohësisht:

–    Një (1) automjet, i markës ‘’Opel Astra’’

–    Një (1) armë e llojit ‘’Browning’’, kalibër 7.65 mm,

–    Një (1) gëzhojë kalibër 7.65 mm, si dhe,

–    Një (1) karikator me shtatë (7) fishekë, të së njëjtës armë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat