Operacion kundër drogave të forta në Elbasan. Çfarë u sekuestrua

Kronikë e zezë

Operacion kundër drogave të forta në Elbasan. Çfarë u sekuestrua

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Një operacion antidrogë i koduar “Bradasheshi”, ka çuar në pranga një 39 vjeçar nga Elbasani, i cili merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike të forta si kokainë.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi E.R., 39 vjeç,  banues në Elbasan.

Në aftësi të fshatit Hajdaran, gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin në të cilin lëvizte shtetasi E.R., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale:

50 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë,

7 aparate celularë, automjeti me të cilin lëvizte,

20 000 lekë të reja, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat