Një muaj paraburgim ndaj personit që përdhunoi një femër në Gjakovë

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim ndaj personit që përdhunoi një femër në Gjakovë

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 11:22
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit L. H. për vepër penale të dhunimit.

Në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes së javës së kaluar, në Shkugëz të Gjakovës, i dyshuari L. H. e detyron të dëmtuarën H. M. që të kryejë aktin seksual me dhunë dhe pa dëshirën e saj, dhe të njëjtën e incizon gjatë aktit, duke e kërcënuar se në qoftë se e paraqet rastin në polici, do ta publikonte videon.

Me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘Dhunimi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj, i cili do të llogaritet nga data 18 korrik dhe do të zgjasë deri më 17 gusht.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat